KURSET PRISHTINË

Ofertat e kurseve të Deutschzentrum Kosovo

Deutschzentrum Kosovo ofron kurse të gjuhës gjermane në tri qytete të Kosovës, në Prishtinë, Gjilan dhe Mitrovicë.

Kurset tona gjuhësore ofrojnë mundësi të shkëlqyer për të përmirësuar në mënyrë sa më efikase njohuritë tuaja të gjuhës në një orar të përshtatshëm për ju, sipas metodave më moderne, në hapësirat e pajisura me teknologjinë më të re dhe në një atmosferë të këndshme. Falë metodikave komunikative ju do të lexoni, dëgjoni, shkruani dhe flisni gjermanisht duke filluar nga orët e para të mësimit. Gjatë kurseve ju do të mund të hyni në atmosferë të vendeve gjermanofolëse dhe të përfitoni nga informatat e shumta mbi këto vende, të cilat nuk paraqesin vetëm informata interesante por janë edhe relevante për provim.

Kursantët e Deutschzentrum Kosovo sigurojnë automatikisht një vend në provim dhe përfitojnë zbritje prej 25%.

Kursantëve që kanë ndjekur një nivel iu ofrohet zbritje prej 5% në tarifën e kursit të nivelit në vazhdim në rast se i njëjti e vazhdon nivelin tjetër brenda 3 muajve.

Ju mund ta regjistroni kursin tuaj në qendrën tonë në Prishtinë përmes këtij linku:  https://www.deutschzentrumkosovo.com/prishtine/

Në çmim janë të përfshira të gjitha materialet mësimore, si librat origjinal, fletoret etj.

 Niveli A1 i gjuhës Gjermane përmban 150 orë, zgjatë 10 javë si kurs intensiv. Pagesa mund të bëhet në dy këste. Në çmim përfshihet materiali mësimorë (librat, fletoret, lapsat dhe fotokopjet) si dhe certifikata e pjesëmarrjes.

  • Çmimi: €345.00

Personi mund të kuptojë dhe përdorë shprehje të njohura e të përditshme dhe fjali të thjeshta, të cilat synojnë përmbushjen e nevojave konkrete. Mund të prezantojë veten dhe të tjerët dhe të pyesë të tjerët lidhur me personin e tyre – p.sh. ku banojnë, a njohin persona të tjerë ose çfarë gjërash kanë – si dhe t’u përgjigjet edhe vetë kësi pyetjesh. Mund të merret vesh në mënyrë shumë të thjeshtë, nëse bashkëbiseduesi flet ngadalë e qartë dhe tregohet i gatshëm për të ofruar ndihmë.

• Niveli A2 i gjuhës Gjermane përmban 150 orë, zgjatë 10 javë si kurs intensiv. Pagesa mund të bëhet në dy këste. Në çmim përfshihet materiali mësimorë (librat, fletoret, lapsat dhe fotokopjet) si dhe certifikata e pjesëmarrjes.

  •   Çmimi: €345.00

Personi mund të kuptojë fjali dhe shprehje të shpeshta, të cilat lidhen me tema me kuptim të drejtpërdrejtë (p.sh. informacione rreth personit dhe familjes, blerjeve, punës apo ambientit rrethues). Mund të merret vesh në situata rutinë, ku bëhet fjalë për shkëmbimin e thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë të informacioneve lidhur me gjëra të njohura dhe të përditshme. Mund të përshkruajë me mjete të thjeshta prejardhjen dhe arsimin e vet, mjedisin rrethues dhe gjëra në lidhje të drejtpërdrejtë me nevojat.

  • Niveli B1 i gjuhës Gjermane përmban 165 orë, zgjatë 11 javë si kurs intensiv. Pagesa mund të bëhet në dy këste. Në çmim përfshihet materiali mësimorë (librat, fletoret, lapsat dhe fotokopjet) si dhe certifikata e pjesëmarrjes.
  • Çmimi:  €380.00

Personi mund të kuptojë pikat kryesore, nëse përdoret gjuha standarde dhe nëse bëhet fjalë për gjëra të njohura nga puna, shkolla, koha e lirë, etj. Mund të përballojë shumicën e situatave, me të cilat haset gjatë udhëtimeve në vendet ku flitet gjuha e mësuar. Mund të shprehet në mënyrë të thjeshtë dhe brenda kontekstit rreth temave të njohura dhe fushave personale të interesit. Mund të raportojë për përvoja dhe ngjarje, të përshkruajë ëndrra, shpresa dhe synime si dhe të japë për plane dhe pikëpamje sqarime apo shpjegime.

  • Niveli B2.1 i gjuhës Gjermane përmban 120 orë, zgjatë 8 javë si kurs intensiv. Pagesa mund të bëhet në dy këste. Në çmim përfshihet materiali mësimorë (librat, fletoret, lapsat dhe fotokopjet) si dhe certifikata e pjesëmarrjes.
  • Çmimi: €275.00

Personi mund të kuptojë përmbajtjen e teksteve komplekse lidhur me tema konkrete dhe abstrakte – kupton brenda fushës së vetë të veprimtarisë edhe diskutimet respektive. Mund të merret vesh spontanisht dhe rrjedhshëm në mënyrë të tillë ku një bisedë normale me vendas zhvillohet mirë dhe pa ndonjë sforcim të madh mes palëve. Mund të shprehet lidhur me një spektër të gjerë temash në mënyrë të qartë dhe të detajuar, të mbajë një qëndrim për një çështje aktuale dhe të japë avantazhet dhe disavantazhet e mundësive të ndryshme.

  • Niveli B2.2 i gjuhës Gjermane përmban 120 orë, zgjatë 8 javë si kurs intensiv. Pagesa mund të bëhet në dy këste. Në çmim përfshihet materiali mësimorë (librat, fletoret, lapsat dhe fotokopjet) si dhe certifikata e pjesëmarrjes.
  • Çmimi: €275.00

Personi mund të kuptojë përmbajtjen e teksteve komplekse lidhur me tema konkrete dhe abstrakte – kupton brenda fushës së vetë të veprimtarisë edhe diskutimet respektive. Mund të merret vesh spontanisht dhe rrjedhshëm në mënyrë të tillë ku një bisedë normale me vendas zhvillohet mirë dhe pa ndonjë sforcim të madh mes palëve. Mund të shprehet lidhur me një spektër të gjerë temash në mënyrë të qartë dhe të detajuar, të mbajë një qëndrim për një çështje aktuale dhe të japë avantazhet dhe disavantazhet e mundësive të ndryshme.

  • Niveli C1.1 i gjuhës Gjermane përmban 120 orë, zgjatë 8 javë si kurs intensiv. Pagesa mund të bëhet në dy këste. Në çmim përfshihet materiali mësimorë (librat, fletoret, lapsat dhe fotokopjet) si dhe certifikata e pjesëmarrjes.
  • Çmimi: €275.00

Personi mund të kuptojë një spektër të gjerë tekstesh të sofistikuara e të gjata dhe të përcjellë domethënie të nënkuptuara. Mund të shprehet në mënyrë spontane dhe të rrjedhshme, shpeshherë pa pasur nevojën për të kërkuar gjatë fjalët e duhura. Mund të përdorë në mënyrë të efektshme dhe elokuente gjuhën në jetën shoqërore dhe atë profesionale apo në shkollë ose universitet. Mund të shprehet qartë, në mënyrë të strukturuar dhe të shkoqur lidhur me çështje të ndërlikuara dhe të vërë në përdorim në mënyrë të përshtatshme mjete të ndryshme për gërshetimin e teksteve.

  • Niveli C1.2 i gjuhës Gjermane përmban 120 orë, zgjatë 8 javë si kurs intensiv. Pagesa mund të bëhet në dy këste. Në çmim përfshihet materiali mësimorë (librat, fletoret, lapsat dhe fotokopjet) si dhe certifikata e pjesëmarrjes.
  • Çmimi: €275.00

Personi mund të kuptojë një spektër të gjerë tekstesh të sofistikuara e të gjata dhe të përcjellë domethënie të nënkuptuara. Mund të shprehet në mënyrë spontane dhe të rrjedhshme, shpeshherë pa pasur nevojën për të kërkuar gjatë fjalët e duhura. Mund të përdorë në mënyrë të efektshme dhe elokuente gjuhën në jetën shoqërore dhe atë profesionale apo në shkollë ose universitet. Mund të shprehet qartë, në mënyrë të strukturuar dhe të shkoqur lidhur me çështje të ndërlikuara dhe të vërë në përdorim në mënyrë të përshtatshme mjete të ndryshme për gërshetimin e teksteve.

Kursi i komunikimit i gjuhës Gjermane përmban 32 orë, zgjatë 8 javë dhe mbahet vetëm të shtuneve. Në çmim përfshihet materiali mësimorë (fletoret, lapsat dhe fotokopjet) si dhe certifikata e pjesëmarrjes.

Në kursin tonë të komunikimit ju përmirësoni komunikimin tuaj në mënyrë të përsosur dhe fitoni më shumë siguri në të folurit gjermanisht.

Në këtë kurs komunikimi, fokusi është në aftësinë për të zhvilluar dhe shprehur mendimin tuaj për tema sa më shumë që të jetë e mundur, por në një mënyrë të pavarur. Ka tema të ndryshme diskutimi, ndonjëherë kontraverse dhe ndonjëherë të përgjithshme, që mund të diskutohen së bashku ose/dhe në grupe. Ka edhe klipe filmike për të parë dhe për të folur, si dhe emisione nga radio ose tekste të shkurtra të përzgjedhur, të cilat nxisin debat.

Regjistrohuni tani për kursin e komunikimit dhe së shpejti do të komunikoni shumë më me siguri në gjermanisht.

PARAKUSHTET:

Njohuri të mira të gjuhës gjermane në nivelin B1 / B2

  • Çmimi: €99.99

Së bashku me ne, krijoni një kurs që i përshtatet qëllimeve dhe nevojave tuaja individuale të të mësuarit. Në kontakt të drejtpërdrejtë me mësimdhënësit tanë, ju mund të përmirësoni aftësitë tuaja gjermane në mënyrë efektive.

Për planifikimin e kursit individual, kërkohet gjithmonë një konsultë, qoftë me telefon ose në një takim personal.

  • Çmimi: €15.00 një Orë mësimore

A po kërkoni një kurs për punonjësit tuaj që përshtatet posaçërisht për orientimin dhe nevojat e ndërmarrjes ose institucionit tuaj?  Ne me shumë kënaqësi do të krijonim një ofertë të përshtatshme për ju.

  • Çmimi: sipas marrëveshjes