KURSET PRISHTINË
Ofertat e kurseve të Deutschzentrum Kosovo
Deutschzentrum Kosovo ofron kurse të gjuhës gjermane në dy qytete të Kosovës, në Prishtinë dhe Gjilan.
Kurset tona gjuhësore ofrojnë mundësi të shkëlqyer për të përmirësuar në mënyrë sa më efikase njohuritë tuaja të gjuhës në një orar të përshtatshëm për ju, sipas metodave më moderne, në hapësirat e pajisura me teknologjinë më të re dhe në një atmosferë të këndshme. Falë metodikave komunikative ju do të lexoni, dëgjoni, shkruani dhe flisni gjermanisht duke filluar nga orët e para të mësimit. Gjatë kurseve ju do të mund të hyni në atmosferë të vendeve gjermanofolëse dhe të përfitoni nga informatat e shumta mbi këto vende, të cilat nuk paraqesin vetëm informata interesante por janë edhe relevante për provim.
Kursantët e Deutschzentrum Kosovo sigurojnë automatikisht një vend në provim dhe përfitojnë zbritje prej 25%.
Kursantëve që kanë ndjekur një nivel iu ofrohet zbritje prej 5% në tarifën e kursit të nivelit në vazhdim në rast se i njëjti e vazhdon nivelin tjetër brenda 3 muajve.
Linku për regjistrim të kursit në qendrën tonë në Prishtinë: https://www.deutschzentrumkosovo.com/prishtine/

Në çmim janë të përfshira të gjitha materialet mësimore, si librat, fletoret etj.