Vlerësimi ekspres

Të dashur zonja dhe zotërinj,
Ne e kemi kënaqësinë që t’ju prezantojmë shërbimin tonë më të ri me këtë njoftim!

Vlerësimi i shpejt / ekspres!
Me ofertën tonë të vlerësimit të shpejt, ne duam të ju lehtësojmë procedurën e provimit, të gjithë atyre pjesëmarrësve që, për arsye të ndryshme, kanë nevojë dhe duan të dinë rezultatet e provimit të tyre sa më shpejt të jetë e mundur.
Vlerësimi i shpejt mund të kërkohet për pjesëmarrësit individual ose për grupe të tëra.
Rezultatin e provimit do ta kuptoni jo më vonë se 10 ditë pune pasi dokumentet e provimit të kenë arritur në selinë e ӦSD në Austri.
Në të njëjtën kohë, certifikatat dërgohen dhe, në varësi të rrugës postare, dërgohen në qendrën tuaj të provimit disa ditë më vonë.

Të gjithë ata, të cilët dëshirojnë që të aplikojnë për vlerësimin e shpejt / ekspres, duhet ta bëjnë kërkesën në ditën e dorëzimit të dokumenteve për provim, pas aplikimit online. Çmimet i gjeni tek tabela e çmimeve të provimeve.