Deutschzentrum Kosovo bëhet partner kryesor në Kosovë i shtëpisë botuese më me renome në botë „Cornelsen“

Të nderuar miq,

sipas traditës, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që në vazhdën e përpjekjeve tona në ngritjen e cilësisë dhe avansimin në mësimdhënie dhe mësimnxënie, që kemi arritur suksesin e radhës, duke u bëre partner kryesor në Kosovë i shtëpisë botuese më me renome në botë „Cornelsen“.

Nga kjo arritje jo vetëm që mësimdhënësit e Deutschzentrum Kosovo do të përfitojnë nga trajnimet metodiko-didaktike, të cilat i ka organizuar shtëpia botuese „Cornelsen“, por kjo do të pasqyrohet edhe tek nxënësit tanë në mësimnxënie, duke ju ofruar një mësim sipas standardeve dhe metodave më moderne të fushës, ku nuk do të mungon as përgatitja për provime gjuhësore.

Këtë e bënë të mundur libri më i ri në treg „Panorama“, për nivelet A1 deri ne B1, kurse për nivelet B2 dhe C1 është „Weitblick“ në dispozicion. Këto dy libra do të ju mundësojnë një zgjërim të hovshëm të horizontit tuaj gjuhësor në mësim!

Poashtu kemi kënaqësinë, që t’i ftojmë të gjitha qendrat, të cilat e ofrojnë gjuhën gjermane, të pëfitojnë nga kjo mundësi, meqë ne e kemi të drejtën e shitjes dhe shpërndarjes së librave të shtëpisë botuese „Cornelsen“.

Me respekt, Stafi i DZK-së!

Lini një Përgjigje