Sot, me 07.05.2022 në hapësirat e Deutschzentrum Kosovo në Prishtinë po zhvillohet një trajnim metodiko-didaktik për mësimdhënie moderne nga ekspertja e shtëpisë botuese më me renome ndërkombëtare Cornelsen, ku po marrin pjesë 50 mësimdhënës nga e tërë Kosova.
Urojmë që njohuritë e fituara nga trajnimi i sotëm të zbatohen për ngritjen e cilësisë së mësimit, si në shkollat publike dhe në ato private!



