Të akredituar! Akkreditiert!

Ne dëshirojmë t’a ndajmë njërin ndër lajmet më të mira në historinë e Deutschzentrum Kosovo me ju: Në vazhdën e përpjekjeve tona në ngritjen e cilësisë dhe avansimit në mësimdhënie dhe mësimnxënie, kemi arritur suksesin e radhës, duke u akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për Kurset e Gjuhës Gjermane, niveli A1 – C1 në dy qendrat tona në Prishtinë dhe në Gjilan! Kjo është një arritje shumë domethënëse për qendrën tonë, me ç’rast u vulos dhe u vërtetua angazhimi dhe puna intensive me përkushtim maksimal e tërë stafit të Deutschzentrum Kosovo. Nga kjo arritje jo vetëm që mësimdhënësit e Deutschzentrum Kosovo do të përfitojnë nga trajnimet e ndryshme metodiko-didaktike, por kjo do të pasqyrohet edhe tek nxënësit tanë në mësimnxënie, duke ju ofruar një mësim sipas standardeve, kritereve dhe metodave më moderne të fushës të përcaktuara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. I falenderojmë të gjithë akterët që kanë qenë pjesë e këtij procesi! U jemi thellësisht mirënjohës! Me respekt, Stafi i DZK-së!

Eine der wichtigsten Neuigkeiten in der Geschichte des Deutschzentrum Kosovo möchten wir mit Ihnen teilen: In der Fortsetzung unserer Bemühungen, die Qualität und Weiterentwicklung von Lehren und Lernen zu verbessern, haben wir den nächsten Erfolg erzielt, indem wir von der Nationalen Qualifikationsbehörde für Deutschkurse, Niveau A1 – C1 in unseren beiden Zentren in Prishtina und Gjilan akkreditiert wurden! Dies ist eine sehr bedeutende Erreichung für unser Zentrum, in der das Engagement und die intensive Arbeit mit maximalem Einsatz des gesamten Personals des Deutschzentrum Kosovo besiegelt und bestätigt wurde. Von dieser Leistung profitieren nicht nur die Lehrer des Deutschzentrum Kosovo von den verschiedenen methodisch-didaktischen Fortbildungen, sondern es spiegelt sich auch bei unseren Schülern im Lernen wider und bietet ihnen einen Unterricht nach modernsten Standards, Kriterien und Methoden des definierten Fachgebietes durch die Nationale Qualifikationsbehörde. Wir danken allen Akteuren, die Teil dieses Prozesses waren! Wir sind zutiefst dankbar! Herzlichst, Ihr DZK-Team!