*Çmimet për pjesëmarrësit e kursit të Deutschzentrum Kosovo.
Kursi përgaditor për A1 është i detyrueshëm dhe 60% është pjesëmarrja e detyrueshme!
Paraqitja e provimit dhe tërheqja e certifikatës bëhet vetëm me pasaportë dhe vetëm personalisht.
Letërnjoftimi kosovar nuk do të merret parasysh!
Informata me rëndësi:
Paraqita e provimit bëhet vetëm PERSONALISHT dhe me PASAPORTË ORIGJINALE duke dorëzuar këto dokumentacione:
– 2 kopje të Pasaportës
– Kandidatët përsëritës duhet ta sjellin po ashtu edhe kopjen e pjesës/modulit së/të provimit të cilën e kanë kaluar. Kjo vlen për të gjitha nivelet.
Vlerësimi i shpejt / ekspres!
Me ofertën tonë të vlerësimit të shpejt, ne duam të ju lehtësojmë procedurën e provimit, të gjithë atyre pjesëmarrësve që, për arsye të ndryshme, kanë nevojë dhe duan të dinë rezultatet e provimit të tyre sa më shpejt të jetë e mundur.
Rezultatin e provimit do ta kuptoni jo më vonë se 10 ditë pune pasi dokumentet e provimit të kenë arritur në selinë e ӦSD në Austri.
Të gjithë ata, të cilët dëshirojnë që të aplikojnë për vlerësimin e shpejt / ekspres, duhet ta bëjnë kërkesën
në ditën e dorëzimit të dokumenteve për provim, pas aplikimit online.
Certifikatat:
Tërheqja e certifikatave bëhet çdo dite pune nga ora 10:00 deri ne ora 17:00.