Provimet
Mitrovicë
Në Deutschzentrum Kosovo organizohen provimet e ÖSD. Këto provime janë të njohura ndërkombëtarisht. Përmes butonit “ANMELDUGNEN” ju mund t’a paraqisni provimin tuaj në njërën nga qendrat tona.
Provimet e gjuhës gjermane
Ju nevojitet një dëshmi për nivelin tuaj gjuhësor, e cila ju shërben për bashkim familjar, punë, studime apo vizë dhe që njihet ndërkombëtarisht? Qendra jonë ofron provime të gjuhës gjermane për nivelet A1 deri në B2. Provimet e gjuhës gjermane të ÖSD përkojnë me shkallët e niveleve gjuhësore të Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj): nga niveli A1 për fillestarët deri te niveli më i lartë gjuhësor C2.
Qendrën tonë si dhe terminet e provimeve mund t’i gjeni në faqen e ÖSD. Për informata shtesë rreth provimit të ÖSD-së ju lutemi të na kontaktoni vetëm përmes emailit: provimet.mitrovice@deutschzentrumkosovo.com
Terminet për paraqitje të provimit kanë qenë, janë dhe mbesin pa pagesë. Sistemi ynë i termineve është i hapur për të gjithë. Nuk është e nevojshme që të angazhohet një agjension lidhur me kërkesat për termin. Ne nuk bashkpunojmë me agjensione apo ofrues të kurseve të gjuhës gjermane dhe kërkesat për termine nga ana e agjensioneve janë të padëshirueshme. Ne mbajmë të drejtën e rezervuar të anulojmë kërkesat e bëra nga ana e agjensioneve, pa pasur nevojë që të japim arsyetim për anulimin.
Çmimet e provimeve në Deutschzentrum Kosovo
Rezultatet në procedurë të rregullt publikohen pas 4 javëve!
Rezultatet e vlerësimit ekspres publikohen pas 1 jave!
Certifikatat dorëzohen 3 deri 5 ditëve pasi të publikohen rezultatet.
Die Ergebnisse im regulären Verfahren werden nach 4 Wochen veröffentlicht!
Die Ergebnisse der Expressauswertung werden nach 1 Woche veröffentlicht!
Zertifikate werden 3 bis 5 Tage nach Veröffentlichung der Ergebnisse eingereicht.
Niveli | Moduli i provimit | Çmimi për çdo modul | Çmimi për të gjitha modulet |
---|---|---|---|
ZA1 | Komplet | 135 € | Provimi + Kursi përgaditor (2 ditë) |
ZA1 | Provimi me shkrim | 70 € | Përsëritës |
ZA1 | Provimi me gojë | 40 € | Përsëritës |
ZA1 | Vlerësim i shpejtë / ekspres | 110 € | Në ditën e dorëzimit të dokumenteve |
ZA2 | Komplet | 100 € | Provimi |
ZA2 | Provimi me shkrim | 75 € | Përsëritës |
ZA2 | Provimi me gojë | 45 € | Përsëritës |
ZA2 | Vlerësim i shpejtë / ekspres | 110 € | Në ditën e dorëzimit të dokumenteve |
ZB1 | Komplet | 125 € | Provimi |
ZB1 | Me lexim | 40 € | Përsëritës |
ZB1 | Me dëgjim | 40 € | Përsëritës |
ZB1 | Me shkrim | 40 € | Përsëritës |
ZB1 | Me gojë | 40 € | Përsëritës |
ZB1 | Vlerësim i shpejtë / ekspres | 120 € | Në ditën e dorëzimit të dokumenteve |
ZB2 | Komplet | 140 € | Provimi |
ZB2 | Provimi me shkrim | 100 € | Përsëritës |
ZB2 | Provimi me gojë | 50 € | Përsëritës |
ZB2 | Vlerësim i shpejtë / ekspres | 120 € | Në ditën e dorëzimit të dokumenteve |
Kursi përgaditor për A1 është i detyrueshëm dhe 60% është pjesëmarrja e detyrueshme!
Paraqitja e provimit dhe tërheqja e certifikatës bëhet vetëm me pasaportë dhe vetëm personalisht.
Letërnjoftimi kosovar nuk do të merret parasysh!
Informata me rëndësi:
Paraqita e provimit bëhet vetëm PERSONALISHT dhe me PASAPORTË ORIGJINALE duke dorëzuar këto dokumentacione:
– 2 kopje të Pasaportës
– Kandidatët përsëritës duhet ta sjellin po ashtu edhe kopjen e pjesës/modulit së/të provimit të cilën e kanë kaluar. Kjo vlen për të gjitha nivelet.
Vlerësimi i shpejt / ekspres!
Me ofertën tonë të vlerësimit të shpejt, ne duam të ju lehtësojmë procedurën e provimit, të gjithë atyre pjesëmarrësve që, për arsye të ndryshme, kanë nevojë dhe duan të dinë rezultatet e provimit të tyre sa më shpejt të jetë e mundur.
Rezultatin e provimit do ta kuptoni jo më vonë se 5 ditë pune pasi dokumentet e provimit të kenë arritur në selinë e ӦSD në Austri.
Të gjithë ata, të cilët dëshirojnë që të aplikojnë për vlerësimin e shpejt / ekspres, duhet ta bëjnë kërkesën në ditën e dorëzimit të dokumenteve për provim, pas aplikimit online.
Certifikatat:
Tërheqja e certifikatave bëhet çdo dite pune nga ora 10:00 deri ne ora 17:00.
Datat e provimeve ÖSD 2022
Provimi | Data e provimit | Afati i paraqitjes |
---|---|---|
A1 – B1 | 09.03.2022 – 11.03.2022 (Afati i Marsit) | 10.01.2022 – 15.02.2022 |
A1 – B1 | 08.06.2022 – 10.06.2022 (Afati i Qershorit) | 01.04.2022 – 17.05.2022 |
A1 – B1 | 28.09.2022 – 30.09.2022 (Afati i Shtatorit) | 01.07.2022 – 06.09.2022 |
A1 – B1 | 02.11.2022 – 04.11.2022 (Afati i Nëntorit) | 12.09.2022 – 11.10.2022 |