RRETH NESH

Deutschzentrum Kosovo përbëhet nga mësimdhënës me eksperiencë shumë vjeçare. Tek ne ofrohen praktikat më të mira të mësimit të gjuhës gjermane duke u bazuar në metoda moderne, interaktive dhe atraktive. Me kurset tona ju arrini sukses të shpejtë në mësim dhe zgjeroni aftësitë tuaja komunikuese dhe ndërkulturore.

Qëllimi ynë​​

Qendra jonë ka për synim promovimin dhe përkrahjen e gjuhës gjermane në Kosovë. Duke aftësuar të interesuarit për gjuhë gjermane, ne bëjmë përgatitjen e tyre për studime dhe punësim në vendet gjermano-folëse

misioni dhe vizioni

Misioni

Misioni ynë është të ofrojmë përsosmëri të mësimit të gjuhës gjermane për individ të interesuar ta ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si njohës të gjuhës dhe kulturës gjermane duke ofruar qasje dhe metodologji që nxisin të mësuarit dhe duke përdorur standarde dhe kritere të vlerësimit që verifikojnë me saktësi njohjen e gjuhës.

Vizioni

Vizioni i Deutschzentrum Kosovo është të jetë institucion liderë i ofrimit të mësimit dhe testimit të gjuhës gjerman i drejtuar për të ofruar mundësi që çdo person i interesuar të mësoj gjuhën gjermane dhe të testoj shkathtësisë e tij të njohjes së gjuhës gjermane.

Përqendrimi jonë për realizimin e vizionit dhe misionit tonë është përcaktuar në këto objektiva:

  • Cilësi të lartë në procedurat akademike duke punuar me staf akademik me përvojë në mësimdhënie;
  • Cilësi në infrastrukturë të institucionit;
  • Pranim të nxënësve bazuar në kriteret e cilësisë;
  • Sigurimin e transparencës dhe përgjegjshmërisë.